Raste të shumta kanë vërtetuar se qeni është një mik shumë i mirë për njeriun. Ata njihen për besnikërinë e tyre dhe nuk e braktisin asnjëherë të zotin e tyre, teksa kur braktisen e përjetojnë keq këtë

Është edhe një film në lidhje me dashurinë e qenit për njeriun, i cili është Haçiko. Një film që prekur shumë njerëz, teksa tregohej kur qeni priste njeriun e tij për vite me radhë, ndonëse ai kishte ndërruar jetë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një qen në Shqipëri, i cili ushqehej nga Skënder Kurti, ish boksieri shqiptar, që ndërroi jete pasi ishte prekur me Koronavirus.

Ishsportisti Murat Basha ka publikuar një fotografi prekëse në profilin e tij në rrjetet sociale, ku tregon se qeni që ishtrajneri i boksit Skënder Kurti ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Kuqi, Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente, aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndenji mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret, me sytë ngulur nga shkalla e Ner Kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi., shkruan Murat Basha.