Ndërkohë që Shkodra është qyteti i dytë me më shumë të prekur nga Covid-19, duket se ky fakt nuk ka ndalur dy të rinj të martohen.

Çiti nga Shkodra kanë realizuar ceremoninë e dasmës duke shkëmbyer unazat përpara Kishës e cila ishte e mbyllur.

Ata kishin zgjedhur që pranë vetes të mbanin vetëm familjarët, duke respektuar masat e vendosura nga koronavirusi.

Të rinjtë nuk e kanë kaluar këtë moment të veçantë të jetës pa realizuar edhe setin fotografik, ritualin e çdo çifti pas ceromonisë.