Ka mbi nje muaj qe qyteti im eshte nen nje fushate propagandistike denigruese te qeverise dhe mediave te saj d.m.th thuajse te te gjithe mediave e cila thote se qytetaret e Shkodres te shtyre nga opozita,per arsye politike nuk respektojne karantinen dhe po rebelohen kunder qeverise socialiste

E gjitha kjo nisi kur doli nje foto e qytetareve te Shkodres duke bere sport pergjate molos se qytetit,gje qe per hir te se vertetes po ndodhte vertete,por kjo gje po ndodhte edhe ne qytetet e tjera,madje na u shfaq nje foto ku edhe zv/kryeminstri bente ecjen e vet sportive pergjate kodrave te liqenit te kryeqytetit!


U dhane kronika te tjera televizive me pamje nga e gjithe Shqiperia qe levizje te tilla ndodhnin edhe atje, madje mitingjet ne markete,farmaci,banka dhe tregje ishin si ato elektorale,por syri kritik,jo rastesisht kapi vetem Shkodren


Kjo fushate u intensifikua me ardhjen e para disa diteve te Sander Lleshit ne Shkoder,i cili sa hapi gojen u shpreh pergjegjesine per levizjen e pakontrolluar te qytetareve e ka Kryetari i Bashkise! duke ia hequr pergjegjesine Policise se Shtetit qe dihet boterisht qe ka tagrin dhe pergjegjesine per te rregulluar kete levizje,madje keta nxoren edhe ushtrine si mbeshtetje per Policine!

Por pse u zgjodh Shkodra si armik? Eshte e qarte,sepse eshte e vetmja bashki qe drejtohet nga opozita dhe Shkodra njihet si bastion i opozites dhe nepermejt saj,te sulmohet e gjithe veprimtaria politike e opozites si gjoja e papergjegjshme dhe keqdashese

Per rritjen e numrit te te infektuarve u akuzuan qytetaret per daljet e tyre te papergjegjshme. Por e verteta eshte se qytetaret kane respektuar ndalim-qarkullimin sipas direktivave te qeverise duke mos dale nga banesat e tyre ne oraret e ndalim-qarkullimit!


U bene lajme,kronika,lidhje direkte te televizioneve kombetare ku thuhej se qytetaret e Shkodres nuk respektojne jeten dhe jane te paafte te kuptojne rrezikun,duke dale orar pa orar si ne dite normale!

U akuzua opozita dhe kryetarja e bashkise se nuk ka bere thirrje per respektimin e karantines,madje ka bere te kunderten! E verteta eshte e kunderta,kemi thirrje publike,ne mediat lokale dhe kombetare te Voltana Ademit qe qytetaret te respektojne karantinen!

Por pervec ketyre thirrjeve kemi edhe kerkesat e Voltanes qe i kerkon ndihme qeverise! I kerkon ndihme strukturave perkatese qe te karantinohen dhe te mbikqyren te ardhurit nga vendet e huaja gje qe keto struktura nuk jane pergjigjur!

Kemi thirrje te Voltanes ndaj strukturave perkatese te shtetit per te testuar familjaret e personave qe kane dale pozitive ndaj testeve por edhe kjo nuk eshte bere!

Kemi berjen publike nga kryetarja e bashkise te shqetesimeve te qytetareve te Shkodres per mos reagim per dhenie ndihme nga 127

Kemi berjen publike nga kryetarja e bashkise te shqetesimit te mjekeve te Spitalit te Shkodres,per kushtet skandaloze ne te cilat punojne dhe shqetesimit tjeter te tyre,qe Instituti i Shendetit Publik nuk i pergjigjet kerkesave te tyre per testime te rasteve te dyshimta

Ne teresi kemi thirrjet e here pas hereshme te Voltanes drejtuar qeverise per te bere testime ne Shkoder,sepse informacionet e mjekeve ishin shqetesuese per situaten,madje kemi vater infektimi edhe ne Spitalin e Shkodres

Kemi shqetesimin e Voltanes se qeveria ka sjelle diku 250 pako ushqimore si ndihme ndaj komunitetit te Shkodres dhe kjo ka ndodhur vetem keto ditet e fundit

Kemi thirrjen e Voltanes ndaj Policise per te mos neglizhuar detyren,por per te marre masa ndaj qytetareve qe nuk respektojne karantinen dhe rregullat e percaktuara gjate orarit te levizjes se percaktiar nga qeveria

Per ta fryre me shume propaganden dhe per ta bere me ngjitese,Sandri gjeti nje treg ne Shkoder per ta bere qendren e te gjitha te keqijave,duke akuzuar Voltanen si te papergjegjshme per mos mbylljen e tij.


Por e verteta,ashtu sic e tha edhe Prefekti i Shkodres i ftuar ne nje lidhje me Skype tek Sokol Balla,ishte ndryshe! Pergjegjesia per mbylljen e tregut ishte e Prefektit


Pas kesaj deklarate Prefekti u shkarkua nga detyra,me shume mundesi sepse beri kete deklarate,duke nxjerre Sandrin,ministrin e brendshem rrencak te pa cipe


Ky treg me te vertete qe eshte jashte standarteve dhe tregtimi ne te behet fshatce,por kjo ndodh ne te gjithe Shqiperine,madje edhe ne Tirane u mbyll tregu per te njejtat arsye,por atje nuk u be lajm sepse kemi Lali Erin kryetar,si perfaqesues i Rilindjes ne pushtet,madje kemi pare edhe pamje te tregjeve te qyteteve te tjera ne po te njejtat kushte por qe nuk behen lajm,sepse si kryetare bashkie kemi perfaqesues te rilindjes te dale nga zgjedhjet moniste te vitit 2019

Sidoqofte,Shkodra dhe ne shkodranet nuk e kemi fort problem kete fushate,sepse sic dihet nuk eshte e para dhe nuk do jete as e fundit here,madje ne na pelqen kjo gjendje,sepse na pelqen te jemi ne qender te vemendjes…na pelqen pak tangarlleku dhe sic thote Lideri Suprem FRIKE JO,KUJDES PO. Nga Havier Ramadani