Maskat e blera nga qeveria shqiptare me tender 3.5 milionë euro janë me dokumente të falsifikuara.

Burimet për Ora News bëjnë të ditur se këto maska janë prodhuar në Shqipëri dhe jo jashtë vendit. Ato nuk janë importuar nga Franca, por në një qytet bregdetar.

Sipas burimeve maskat e vëna në dispozicion nga kompania janë të pacertifikuara.

Emisioni investigativ i RTV Ora, ‘BOOM’ shumë shpejt do të publikojë detajet e aferës me maskat

/Ora News.tv/