Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetareve gjatë një konference online, është pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte në krye të qeverisë në këtë situatë.

Basha është përgjigjur menjëherë, duke rradhitur tre gjërat e menjëhershme që do të bënte në krye të qeverisë.

“Si kryeministër do të merrja këto tre vendime. Do të anulloja me pushtete që më jep Emergjenca Civile të 12 koncesionet që i kushteojnë vendit 2 miliardë euro. 120 milionë euro vetëm këtë vit. Do të shkurtoja 140 milionë euro nga nga buxheti aktual në investime kapitale dhe shpenzime operacionale. Do të liroja 260 milionë euro.

Me të ardhurat, do të krijoja një paketë me mbështetjen e Shëndetsisë dhe Testime masive si dhe pjesën tjetër për çdo familje në nevojë, individ të pamundur dhe bizneset – tha Basha.