Shkodra është qarku i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, ku deri me tani kanë rezultuar pozitivë 71 persona.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se ditët e fundit janë shtuar patrullimet e policisë të cilët ndalojnë qytetarët në rrugë dhe personat që nuk kanë një autorizim ka vendosje gjobash ose kthim ne shtepi. Ndërsa tregu i Zdralës është mbyllur dhe vijon te jetë i hapur merkata e Rusit ku është vendosur edhe tunel dezinfektues, ku hyrja-dalja bëhet nga një derë në tjetrën për të shmangur fluksin dhe grumbullimin e qytetarëve.

Kemi pasur një vatër me Covid 19 dhe tashmë fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rat të ri dhe nga të konfirmuarit kemi vetëm një rast që pret dhe rezultatin e tamponit të dytë.

Ndërkohë një ditë më parë mbi 50 tamponë janë dërguar në Tiranë, ku sot pritet dhe përgjigja e tyre. /abcnews.al

VIDEO/ Nga sot, dezinfektohesh para se te futesh ne tregun e rusit // www.eetimestv.com

VIDEO/ Nga sot, dezinfektohesh para se te futesh ne tregun e rusit // www.eetimestv.com

Posted by EeTimes.al on Wednesday, April 15, 2020