Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82 vjeçar me COVID 19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar Shefqet Ndroqi 82 vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.

I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit Shefqet Ndroqi, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.