Bashkia e Shkodres ka bere publike disa prej masave qe jane marre gjate dites se sotme ne territorin e BAshkise Shkoder kryesisht ne tregje dhe ne dezinfektimin e disa prej rrugeve dhe shesheve kryesore te Shkodres

Gjatë ditës së sotme janë ndihmuar 35 familje në vështirësi ekonomike dhe sociale me 35 pako ushqimore dhe 35 pako higjienike.Sot është kryer dezinfektim i rrugëve kryesore dhe pedonaleve në qendër të qytetit të Shkodrës

Dezinfektim i konviktit të studentëve të Universitetit të Shkodrës, zyrave të institucionit të Prefektit të Shkodrës, të Këshillit të Qarkut Shkodër, pallateve te rruga në afërsi të Drejtorisë së Policisë vendore.Dezinfektim i hapësirës publike në tregun Rus e Zdrale.

Kemi punuar për riparimin e një defekti në rrjetin e ujit të pijshëm në lagjen nr. 2, në “Xhabije” Pastrim kunetash të ujërave te bardha nga gjethet dhe mbetjet e rrugës në rrugën “Lopçaj” dhe në Dërgut. Nga shërbimet e policisë bashkiake janë marrë masa për mbylljen e tregut të Zdrales dhe janë mbështetur grupet e punës së shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit për pastrimin e dezinfektimin e zonës.

Janë mbyllur dhe kontrolluar për zbatimin e urdhrit, dyqanet e tregtimit të peshkut në Zdrale deri verifikimin dhe çertifikimin nga AKU për përmbushjen e kushteve të tregtimit. Janë marrë masat për zbatimin e Vendimit për masat shtesë për funksionimin e tregut Rus. Gjatë ditës së sotme kanë punuar një pjesë e tregtarëve, duke siguruar kushtet e distancimit dhe përmirësimin e mjeteve mbrojtëse gjatë shërbimit.

Në të gjithë qytetin janë mbyllur pikat e tregtimit ambulant në hapësira publike: tek kryqëzimi në Lagjen nr. 3 në Sarreq, sheshi “Perash” dhe në disa trotuare. Janë njoftuar subjektet nga ana e inspektorëve të drejtorisë së taksave dhe policia bashkiake për lirimin e detyrueshëm të hapësirës publikë të zënë me karrige dhe mjete të tjera. Është monitoruar puna e subjekteve për lirimin e këtyre hapësirave jashtë përpara lokaleve
Janë marrë masat për monitorimin e zyrës së gjendjes civile, zyrave të shpërndarjes së kartave të identitetit, zyrën me një ndalesë në bashki, sportele që janë në funksion për disa shërbime të qytetarëve.
Në të gjithë aktivitetin është bashkëpunuar me policinë e shtetit, drejtorinë e shërbimeve publike, drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve, drejtorinë e të ardhurave, AKU, etj.

Sonte është montuar tunel dezinfektimi në hyrjen e tregut te Rusit. Është punuar gjatë pasdites për montimin. Ndërkohë po përpiqemi të organizojmë personelin, pasi duke qene manual do te duhet të kemi personel të dedikuar për ta vënë në pune dhe për ta përdorur gjate ditës për shërbimin e dezinfektimit të klientëve të tregut.