Kryeministri Edi Rama shkruan se plani i lirisë me pikatore që po diskutohet nga qeveria do të ketë frenim emergjence nëse numrat shkojnë në drejtimin e gabuar, pra nëse do të ketë rritje. Në postimin e tij në Facebook, Rama sjell shembullin e Austrisë.

“Austria ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin dhe më të avancuar në kohë me rreth 10 ditë. Ja çfarë ka shkruar para pak minutash në Tëitter kancelari austriak: “Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme.

Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment” Fiks” mbyllet postimi i Edi Ramës.