Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i komanduar për të ushtruar detyrën e prefektit të Shkodrës, ka zbritur sot në terren, ku ka kontrolluar tregjet në qytet.

Teksa shoqërohej nga drejtori i Policisë Ardi Veliu, Lamallari u ndal të bënte retorikë, duke thënë se ai kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të respektojnë masat kundër Covid 19.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë do të bëjë ndryshe nga prefekti paraardhës, Lamallari tha se do të synohet që të binden qytetarët, që të respektojnë masat.

Përtej masave që marrim në terren, është e rëndësishme që çdo qytetar i Shkodrës të kuptojë që masat merren për të ruajtur shëndetin e tyre, dhe të familjarëve. Është përgjegjësia e tyre që të respektojnë masat. Këto nuk janë masat e ushtrisë dhe as të policisë, janë masa për të mbrojtur jetën tuaj tha Lamallari.