Përveç forcave të policisë dhe të ushtrisë në terren, për të monitoruar nëse qytetarët shqiptarë po e respektojnë karantinën dhe fashat orare që lejohen për të dalë, mbi kokat e tyre do të jetë edhe droni

Policia e Shtetit prezantoi sot dronet për monitorimin e situatës. Janë 50 drone që do të jenë në patrullim në disa nga zonat kryesore, ndërkohë që edhe ku ka situata si grumbullime, droni me një audio do ti bëjë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.

Droni ka kamera dhe pajisur me një altoparlant për të bërë thirrjet ndaj qytetarëve.Për policinë zgjerimi i fashës orare do të thotë më shumë punë, më shumë angazhim. Zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Edhe qytetarët duhet ta kuptojnë se thjesht krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë, dhe për ata që duhet të shkojnë për të blerë. Përndryshe gjithë të tjerët që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen.

Në funksion të rritjes së kontrollit janë marrë edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë, që mundësojnë identifikim dhe ndjekje të personave që thyejnë karantinën. Ftoj qytetarët për bashkëpunim sic kanë bërë deri më tani, dhe për mirëkuptim dhe moskeqkuptim të fashës orare që synim mosgrumbullimin. Sot kemi pasur kontrolle të forta në tregje”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.