Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, mes tyre 2 fëmijë dhe 1 personel shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 13 nga rastet e reja janë zbuluar në qytetin e Shkodrës dhe janë kontakte të personave që kishin rezultuar më herët pozitiv me Covid 19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 Shefqet Ndroqi janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.