Shkodra është në vendin e dytë përsa i përket numrit të të infektuarve në vend, por për këtë situatë Lulzim Basha nuk fajëson qytetarët, por qeverinë që sipas tij u zgjua me vonesë. “Masat duhen zbatuar kudo në Shqipëri, kjo jo vetëm ka qenë thirrja ime e përsëritur, por kemi bërë edhe spote. Kemi kërkuar masa prej dy javësh, i kemi treguar me vepra për këto masa.

Është gabim i madh të bësh lojëra politike dhe të veçosh kur askush nga qeveria nuk e kanë veçuar Shkodrën si problem pas një fundjave u zgjuan dhe thanë se Shkodra është problem. Shkodra është problem por jo prej qytetarëve. Shkodra ka tre pika kufitare.

Opozita u bën thirrjeve të gjithëve të zbatojnë masat, distancimi social shpëton jetë, ndihmon në frenimin e epidemisë, por duhet që gjithsecili po bën punën e vet. Duke mbështetur të gjitha masat për distancimin social dua të bëj thirrje që cdo kush të kryejë detyrën e vet dhe qeveria të përgjigjet me masa mbështetëse për njerëzit në nevojë, mjekët, dhe testime masive e mbështetje reale për ekonomikë. Biznes i mesëm apo i madh’ tha Basha.