Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri jep disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit.

OBSH në Shqipëri shprehet se COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin, duke shtuar se është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar.

Virusi COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe