Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit ka një ipeshkëv të ri ndihmës, Imzot Arian Dodajn me vendim të Papa Françeskut. Këtë lajm e ka përshëndetur dhe presidenti Ilir Meta, i cili i ka uruar mbarësi në misionin e tij në shërbim të besimtarëve katolik në vendin tonë.

” Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës. Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë”, shkruan Meta.