Bashkia e Shkodrës vazhdon pa ndërprerje mbështetjen për individë dhe familje në nevojë në territor për të lehtësuar situatën ekonomike përmes shpërndarjes së pakove ushqimore, materialeve higjienike e të tjera.

Ditën e sotme, shpërndarja ka vijuar në Njësinë Administrative Guri i Zi, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka informuar qytetarët mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi të rëndësishëm.

Deri ditën e sotme, janë ndihmuar me pako ushqimore 1444 familje në territorin e Bashkisë ndërsa 618 të tjera me pako higjienike.

Kryebashkiakja Ademi ka informuar edhe për kriteret që zbatohen në përzgjedhjen e individëve dhe familjeve me prioritet, kjo bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në ligj. Qytetarja e Parë e Shkodrës ka treguar edhe përmbajtjen e një pakete për përfituesit, ndërsa ka siguruar se mbështetja për familjet dhe individët në nevojë në territor, do të vazhdojë.

Kryetarja e Bashkisë ka përsëritur thirrjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe vetëm një person për familje.

Bashkia e Shkodrës vazhdon pa ndërprerje mbështetjen për individë dhe familje në nevojë në territor për të lehtësuar situatën ekonomike përmes shpërndarjes së pakove ushqimore, materialeve higjienike e të tjera.Ditën e sotme, shpërndarja ka vijuar në Njësinë Administrative Guri i Zi, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka informuar qytetarët mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi të rëndësishëm. Deri ditën e sotme, janë ndihmuar me pako ushqimore 1444 familje në territorin e Bashkisë ndërsa 618 të tjera me pako higjienike.Kryebashkiakja Ademi ka informuar edhe për kriteret që zbatohen në përzgjedhjen e individëve dhe familjeve me prioritet, kjo bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në ligj. Qytetarja e Parë e Shkodrës ka treguar edhe përmbajtjen e një pakete për përfituesit, ndërsa ka siguruar se mbështetja për familjet dhe individët në nevojë në territor, do të vazhdojë.Kryetarja e Bashkisë ka përsëritur thirrjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe vetëm një person për familje.#qendronineshtepi

Posted by Bashkia Shkodër on Thursday, April 9, 2020