Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv foli për bisedën e saj miqësore me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ndërsa tha se vizitën në Shkodër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, e mësoi nga media.

“Nuk jam ndjerë mirë, unë e njoh ministrin para se të bëhej ministër. E dinë çfarë ne bëjmë ne territor, mendoj se kryetari nuk duhet ta marrë vesh nga televizori se ministri është në territor” tha Ademi.

Megjithatë, ajo tha se ministri i vlerësoi masat e marra, pasi në vizitën e tij në Shkodër ditën e hënë konstatoi se në tregje kishte më shumë shitës se sa blerës.