Pas kërkesës së kuvendit drejtuar 30 institucioneve për të kontribuar vullnetarisht në lidhje me situatën kanë ardhur edhe reagimet e parë. Së fundmi është Olsian Çela, prokurori i përgjithshëm që i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

Çela është shprehur se ky akt është detyrim moral dhe qytetar, ndërsa ka kërkuar nga vartësit e vet që të ndiqet i njëjti model, por ka saktësuar gjithashtu se paga e magjistratëve preket vetëm me ligj ndaj kushdo që do të kontribuojë do ta bëjë vullnetarisht.

Më herët pozitivisht kësaj thirrje i është përgjigjur edhe Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së.