Rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë rritur në 400 persona, 17 prej tyre raste të reja të konfirmuara sot.

Po ashtu kemi 23 të shëruar në 24 orë, duke e cuar në 154 numrin e të shëruarve. Përditësimi u bë i ditur sot nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Kujtojmë që deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 22 persona.

Rastet më të shumta të të infektuarve janë regjistruar në Tiranë, Shkodër e Durrës. Sot kemi ne Tiranë 9 raste te reja, ne Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.