Italia që numëron numrin më të madh të viktimave në botë nga COVID19, assesi të këndellet pavarësisht përpjekjeve të shumta të autoriteteve që po luftojnë me pandeminë që ka pushtuar botën.

E përveç kësaj, autoriteteve lokale në Aula mes Firence dhe Genoas u ka dalë punë me një problem tjetër një urë gjigante është shembur sa hapë e mbyll sytë.

Si pasojë e kësaj, shoferi i një kamioni që ishte mbi urë është lënduar, ka bërë të ditur zëdhënësi i zjarrfikësve. Ndërkaq e tërë ura është shembur rreth orës 10:30 në Aula që lidh Firence me Genoan.

Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima, e shoferi i kamionit që është lënduar sipas mjekëve është në gjendje stabile.