Mjekët janë kthyer në “qendrën e botës”, që prej shpërthimit në botë të koronavirusit. Kështu ka ndodhur edhe me mjekët shqiptarë të spitalit infektiv që janë në vijën e parë të zjarrit. Ata janë në mendjet e të gjithëve me këshillat dhe atë se çfarë po bëjnë për të shpëtuar të prekurit nga Covid 19.

Por ka edhe shumë që e shfrenojnë fantazinë në kushte karantine. Në profilin e tij në facebook, mjeku Tritan Kalo ka ripostuar një status të një prej personave që ka fantazuar jo pak, duke e shoqëruar me fotot e karmonedhave shqiptare.

Në vend të fotos së Sami Frashërit, Ismail Qemalit, apo Pjetër Bogdanit janë vendosur fotot e mjekëve Pëllumb Pipero, Tritan Kalo dhe inxhinieres Luljeta Bozo.

Vetë Kalo, fotoja e të cilit është vendosur në kartmonedhën 5 mijë lekëshe, e cila në realitet ka të stampuar portretin e Ismail Qemalit shkruan se “Babanë e Kombit nuk do të mundet t’a zëvëndësojë kurrë portreti im në kartmonedhën 500 lekëshe, kurrë…”!