Në 24 orët e fundit 20 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqjen e patentave dhe sekuestrimin e makinave si pasojë e masave të veçanta të veçanta të aktit normativ gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë 230 shtetas në të gjithë Shqipërinë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.

Sakaq në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Bëhet me dije gjithashtu se në 24 orët e fundit në Tiranë një person është proçeduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në kundërshtim me aktin normativ, i ka shërbyer kafe qytetarëve në dyqanin e tij “Furrë Buke Pastiçeri” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mosushtrimin e këtij aktiviteti.