Koronavirusi i përghapur në vendin tonë prej më afro një muaji ka bërë që qeveria të marrë masa të forta në mbrojtjen nga ky virus.

Ndërkohë kur vendi është izoluar prej më shumë se 3 javësh Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të rëndësishme që duhet të dinë qytetarët në lidhje me Covid19.

Në postim njoftimin zyrtar thuhet se ekspozimi në diell dhe rritja e temperaturës mbi 25°C nuk ndikon në parandalimin apo shërimin e Covid19.

FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.

FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID19” shkruan OBSH.