Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka telefonuar dhe gjithashtu i ka dërguar një letër ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku i kërkon informacion në lidhje me gjendjen në Shkodër nga Covid-19.

Ademi kërkon nga ana e Manastirliut të tregojë sa persona kanë telefonuar në numrin 127, si dhe si është gjendja në qytetin verior.