Ministrit te Brendshem Sander Lleshaj, nuk i del e keqja me Voltana Ademin. Pasi u perplasen publikisht per situaten e kriminalitetit ne Shkoder, Ministri Lleshaj ka akuzuar kryebashkiaken Ademi si fajtore per Covid ne qytetin veriore.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në “Real Story” në Neës24 se gjendja në Shkodër është serioze sepse ka pasur një shpërthim jashtë tendencës kombëtare të koronavirusit.

Duke iu referuar rritjes së rasteve me COVID19, Lleshaj bëri përgjegjëse kryetaren e Bashkisë Shkodër për mosmarrjen e masave për tregjet dhe orientimin e qytetarëve.

“Qytetarët kanë nevojë për orientim. Autoritetet vendore do ta bëjnë detyrën në përputhje me orientimet e marra. Nëse ka raste si të Shkodrës sigurisht që do ndërhyjmë. Vajtja ime ishte për të parë riformatimin e tregjeve a janë në kushtet e duhura dhe fatkeqësisht nuk ishin. Ne i kemi lënë hapësirën dhe kohën që qeveria vendore të bëjë atë që i takon.
Nuk e di se çfarë ka bërë kryetarja e bashkisë Shkodër për frenimin dhe parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, ende nuk e di çfarë ka bërë. Gjendja në Shkodër është serioze sepse kemi pasur një shpërthim jashtë tendencën kombëtare të koronavirusit.

E vetmja gjë që na shqetëson për momentin është vendosja e një bashkëpunimi real në funksion të uljes së këtij rreziku. Ne jemi të detyruar nga ligji të ofrojmë mbështetje, ashtu si kryetarja e bashkisë Shkodër që është e detyruar të bashkëpunojë” deklaroi Lleshaj.

Ai tha se sot nuk ka arsye për tu marrë me ping-pong politik e gjëra të vogla. “Duhet të rregullohet gjendja. I kemi përcjellë një afat përmes prefektit, përndryshe do ta mbyllim. Supozohet që bashkia të jetë promotor i këtyre gjërave. Nuk merret bashkia me politikat e testimit. Bashkia merret me tregtimin në rrugë” u shpreh Lleshaj.