Avokati i njohur Altin Goxhaj ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi masat që po merr qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusi në vend.

Ai tha se në fillim të kësaj pandemie shqipëria e injoroi atë duke e mohuar si fakt botëror teksa përmendi mbylljen e një shkolle private që deklaroi mbylljen si masë ndaj koronavirusit dhe më pas qeveria i hoqi liçensën.

Ai tha se disa nga masat e kësaj qeverie janë në kundërshtim me ligjin pasi aplikohen përpara se të publikohen në fletoren zyrtare.

Goxhaj tha ndër të tjera se masa drastike e vënë nga qeveria për gjobën në fashën orare 05 00 13 00 është në kundërshtim me ligjin pasi nuk kishte dalë akoma në fletoren zyrtare ndërkohë që aplikohej në terren.

Avokati u bëri thirrje qytetarëve që të mos firmosin këto gjoba dhe ti kërkojnë me shkrim arsyet e tyre dhe më pas ti ndjekin ligjërisht pasi janë shkelje.

Nuk mund të bëhet me ligj që të merret leje për të dalë por vetëm për tu vetëdeklaruar tha ai.

Të bësh një gjë të tillë duke marrë leje në portalin qeveritar avokati e krahasoi me skllavëri.