Në qarkun e Shkodrës ka vijuar intensivisht edhe gjatë pasdites puna e NJKVSH për monitorimin e situatës epidemiologjike, vecanërisht në Bashkinë Shkodër, që kryesisht është përqendruar në gjurmimin e të dyshuarve që kanë lidhje familjare me të ndjerën e familjes të dalë pozitive me COVID -19 ne lagjen Dracin.

Gjatë dites sotme u morën gjithësej 14 mostra tek kjo familje midis tyre edhe një infermier i cili ka ushtruar shërbimin e tij gjatë periudhës kur ajo ka qenë e sëmurë.

Hetimi epidemiologjik ka vijuar edhe në familjen e lagjes Kiras, ku janë marrë edhe 4 mostra të tjera.

Në familjen tjetër në lagjen Dobrac u morën edhe 7 mostra, kontakte të ngushta familjare.

Numri total i shtruar ne Tiranë nga Shkodra janë 7 pacientë, ndërsa 2 pacientë që kanë qenë të shtruar kanë lënë spitalin pasi janë shëruar.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e të vetëkarantinuarve është e mirë nën kontrollin e strukturave të specializuara të shëndetësisë.

Nga Bashkia Shkodër ka vijuar mbeshtetja e familjeve në nevojë me ndihma ushqimore, në Nja Guri Zi me 50 pako ushqimore dhe higjenike.

Nga Bashkia Malësi e Madhe nuk ka raste të reja me COVID-19.

Të gjithë shtetasit e hyrë në pikën Hani i Hotit dhe të tjerë të deklaruar të ardhur nga vendet e infektuara janë nën kontrollin e strukturave duke zbatuar regullat e vetëkarantinimit.

Ngaqarkun e Shkodrës janë shpërndarë ilace të rimbursueshme në cdo shtëpi, në total 103, në NJa, si më poshtë: qytet 52, në qendër 2 pensione, Gruemire 34 pensione, Shkrel 5 dhe Kelmend 10.

Strukturat e DVP janë angazhuar intensivisht në kontaktet e reja të ardhura nga Durrësi dhe pika e kalimit të Hani Hotit, si dhe në monitorimin e dy rasteve ceremoniale varrimi për parandalimin e lëvizjes së njerëzve.

KMC azhdon ndjekjen, koordinimin dhe bashkëpunimin e institucioneve për monitorimin e situatës në të gjithë territorin e qarkut.