Ish – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një interviste për TV1-CHANNEL në edicionim qëndror të lajmeve të orës 20.00, i bëri thirrje Qeverisë që të marrë borxhe për të përballuar pasojat e situatës me pandemine e koronavirusit.

Vërtetë borxhi do të rritet, por nuk ka rrugë tjeter në rrethanat e krijuara, theksoj Topalli ! Ajo tha se sot nuk është koha për politikë, por për tu bashkuar të gjithë në përballimin e kësaj gjëndje të paprecidentë! Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodres e mbarë Shqipërisë që të vazhdojnë të respektojnë këshillat e mjekëve, distancimin social dhe qëndrimin në shtepia !

Ajo kujtoi se nëse nuk jemi të vemendshëm në këtë drejtim, atëherë për pak orë mund të rrezikojmë gjithë sakrificat e bëra për tu mbrojtur deri sot nga koronavirusi !

EDICIONI I LAJMEVE ORA 20:00

Posted by TV1 Channel – Shkodër on Saturday, April 4, 2020