“Sëmundja nuk ka arritur ende në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhajes dhe të elementëve klinikë që ka”, ishte kjo deklarata e mjekut Tritan Kalo gjatë degjesës online që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Ecuria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë. Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka. Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë” u shpreh mjeku Tritan Kalo.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje online me Komitetin Teknik që është ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për të luftuar COVID-19. Rama është informuar për masat e marra prej tyre, ku kanë treguar se çfarë po bëhet me testet dhe si po vijon rritja e numrit të të infektuarve.