Numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur ndjeshëm gjatë ditës së djeshme në Shkodër.

Siç raportoi gazetari Simon Shkreli, vetëm gjatë mbrëmjes së të enjtes në Shkodër u konfirmuan 12 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 14 numrin total të të prekurve të zbuluar vetëm gjatë 24 orëvë të fundit.

12 rastet e mbrëmjes së djeshme janë të afërm të dy rasteve të paradites, të cilat u konfirmuan edhe nga ISHP.

Rastet e konfirmuara nga ISHP janë një burrë nga lagja Dobraç dhe një grua në lagjen Kiras.