Bashkia e Shkodrës vazhdon prej ditësh operacionin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore por edhe materialeve higjienike për familjet më në nevojë në territorin e saj.

Ditën e sotme, ka ndihmuar 30 familje në qytet, duke u shpërndarë pako ushqimore bazë.
Operacioni i shpërndarjes së ndihmave vazhdon pandërprerë, sipas rradhës së emergjencës që kanë familjet më në nevojë.

Gjithashtu po punon për sigurimin në vijimësi të ndihmës, duke patur parasysh se nuk ka akoma asnjë informacion mbi kohëzgjatjen e situatës aktuale në vend.

Bashkia Shkodër vazhdon duke ndihmuar të moshuarit pa asnjë të ardhur.

?#Bashkiajote është duke ndihmuar të moshuarit?? ?? pa asnjë të ardhur. Ne jemi aty ku keni nevojë ju. ?Ne po punojmë çdo ditë, të sigurojmë ndihmën e nevojshme, në mënyrë që të mos ndalemi, por të vazhdojmë të ndihmojmë sipas radhës familjet dhe individët më në nevojë. #qendronështëpi?Sot u mbështetën familjet më në nevojë në Bashkinë Shkodër, familjet që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike dhe ato që me mbi pesë anëtarë që trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike. Kjo mbështetje u sigurua nga rezerva e shtetit.?Bashkia jote është me ty dhe për ty.

Posted by Bashkia Shkodër on Wednesday, April 1, 2020