Të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID 19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13 00 pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt për shkak të kufizimit të qarkullimit për këmbësorët.

Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, përcaktuar në tabelën që Shqiptarja.com, publikon të plotë, mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00, ka deklaruar në një intervistë televizive ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njëherazi përgjegjës për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga CO.VID 19.