Mjeku Dhimitër Kraja rezulton i infektuar me koronavirus. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për tu rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Dhimitër Kraja është shtruar prej ditës së djeshme në spitalin Infektiv ku po trajtohet nga kolegët për të fituar luftën me koronavirusin.

Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale pak ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.