Ish-ministri i Brendshëm italian dhe njëherës kreu i LEGA-s, Matteo Salvini, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për kontributin e dhënë për të përballuar situatën e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit me dërgimin e 30 mjkëve dhe infermierëve. Salvini është shprehur se për të dhe forcën politike që drejton “Nuk jane thjesht 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropes që na ka braktisur”.

Vendimi i kryeministrit shqiptar është vlerësuar edhe në faqet zyrtare të LEGA-s duke e konsideruar fjalimin e Ramës në aeroport si mjaft të ndjeshëm për popullin italian.

Fjalët prekëse të kryeministrit të Shqipërisë, që dërgoi 30 mjeke e infermierë në Itali. “Vendet e pasura iu kthyen shpinën. Ne nuk jemi te pasur, por as të varfër nga kujtesa. Shqipëria nuk braktis kurrë mikun e saj në nevojë. Italia do ta fitojë këtë luftë”, shkruhet ndër të tjera në profilin zyrtar.

Le toccanti parole del Primo ministro dell’Albania, che manda 30 medici e infermieri in Italia.“I paesi ricchissimi vi hanno girato la schiena. Noi non siamo ricchi, ma nemmeno privi di memoria. L'Albania non abbandona mai l'amico in difficoltà. L'Italia vincerà questa guerra”. ??????

Posted by Lega – Salvini Premier on Sunday, March 29, 2020