Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se një nga problemet që është shfaqur më së shumti për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë shtresat në nevojë dhe problemet e tyre drastike në sigurimin e kushteve bazë të jetesës.

Ademi tha gjatë një lidhje me skype me Fax News se askush nuk duhet të gënjejë publikisht, duke arguimentuar se ka një shtim të familjeve të varfëra.

Ajo ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit teksa deklaroi se asnjë nga fondet që mund të japë bashkia nuk mund të përdoren pa autorizimin e qeverisë, ndërsa deri më tani sipas saj, Bashkia po reagon përmes ndihmave dhe donacioneve.

Situata sipas Ademit ëshgtë alarmante teksa ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për të cilin thotë se bë propagandë dhe tallet me qytetarë në nevojë, duke argumentuar se pë të provuar të kund/rtën, kreu i qeverisë le të tregojë se kë ka ndihmuar deri më tani, çfarë i ka dhënë kur dhe sa.

“Disa kanë punuar me ndërprerje, disa nuk kanë marrë ende pensionet. Ka një rritje të kosidertushme të varfërisë sepse nëse kanë pasur një të ardhur minimailiste sot nuk e kanë. Më vjen turp që jam qytetare e një shteti që drejtohet paturpësisht nga një njeri si Edi Rama. Ne kemi ndihmuar vetëm sot përmes ndihmave 70 familje, shumë kemi nxjerrë nga vetë familjet tona, kemi ngritur shtabin e emergjencës por ende nuk janë lehtësuar procedurat. Ne po përdorim fondet tona dhe ende nuk na është dhënë drita jeshille t’i investojmë. Nga qeveria nuk na është dhënë asgjë, zero absolute, flas për të gjitha komunat dhe bashkitë.

Nuk kam parë që kolegët e mi të ngrenë zërin ndërsa situata është shumë e rëndë, ka njjë propagandë të ndyrë, dhe më vjen pështirë të shoh që një kryeministër merr në telefon dhe tallet me njerëzit. Kemi kaluar numrin e mbi 1000 familjeve që iu kemi ardhur në ndihmë dhe nga Agjensia e Mbrojtjes Civile, asnjë fjalë që nuk e ka parë ndonjëherë as në televizor, nuk kemi struktura që të mbështesin popullit. Jemi në situatë alarmi ku bashkitë kanë nevojë të mbështeten e njerëzit po ashtu.

Sot kemi pritur në bashki edhe njerëz që kanë biznese por që kanë punëtorë për të paguar dhe nuk e kërkojnë për vetë ndihmën por për të paguar punëtorët që nuk kanë punuar por që janë të siguruar. Ata i drejtohen bashkisë në fakt vetëm për të shënuar emrin, por duke u gënjyer shtojnë akoma më shumë dhimbjen. Duhet të jetë e qartë, do të jepet ndihmë, kur dhe sa do të jeen, kujt do t’i jepen. Është emergjencë për ta marrë vesh por në vijim do të kemi një situatë akoma më të vështirë jo vetëm për ata në nevojë por edhe për ata që e kishin një punë por nuk kanë para”, i tha Ademi gazetarit të Fax News Enea Meksit.

A keni besim se i kemi mundësitë financiare për ta realizuar planin e emergjencës?

Voltana Ademi: Dua të di qoftë edhe si qytetare e thjeshtë, cila është ndihma që i ka dhënë qeveria shqiptare, popullit të vet. Nuk e di se kush ka qenë ndihma që ka dhënë qeveria dhe Agjensia e Mbrojtjes Civile, cila ka qenë ndihma. Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë kryeministrin e vendit në një momnolog në rrjetin e vet që tallet me qytetarët. Nuk duhet të na detyrojë që varfëria të na detyrojë të dalim në rrugë. Edhe nëse nuk i kemi kapacitetet të jenë të qartë që të nisemi në një anë tjetër për të plotësuar nevojën uishqimore përmes gjetjes së rezervave. Nuk jemi në rastin që dalim rregullojmë një rrugë dhe dalim e fotografojmë për rreklamë, nuk është rasti për reklamë, natyrisht nëse e kryejmë transparencë duhet të ketë. Ka kaluar përtej koha për ta marrë vesh këtë. Ndryshe i kemi bërë më shumë dëm vetes, se nuk gjejmë dot rrezikun e sëmundshmërisë dhe e dyta shtohet rrezikshmëria e sëmundjeve të shoqërisë për shkak të varfërisë.

Ai ka thënë se duhet vetëpërmbajtje dhe se nuk jemi Amerika.

Voltana Ademi: Ai atëherë le të tregojë vetëm hapin e parë që ka bërë. Ku ka dërguar ndihma, në cilën formë dhe kujt ia ka dhënë me detaje raportim përmes një matematike të thjeshtë. Duam të dimë sa, si kush dhe sa kemi marrë ndryshe bëhet fjalë për një propagandë turpëruese përballë situatës që po kalojmë.

Qeveria ka marrë masa që të mos lejojë qytetarët të dalin nga banesat, përveç një anëtari të familjes, ju në Shkodër keni kapacitete për t’ju përgjigjur qytetarëve?

Voltana Ademi: Ata që janë të moshuar nuk dinë ta plotësojnë aplikacionin e kryeministrit. Ata që janë në nevojë nuk kanë as mundësi të prekin me dorë celularin. Të japë ndaj bashkive informacionin e nevojshëm për çdo person, që koordinimi të ndodhë dhe t’ju gjendemi njerëzve afër sepse do lëmë të gjithë ata që nuk kanë zë të mbërrijnë tek ne. Jo të gjitha bashkitë i kanë strukturat e shërbimit social në funksion sepse jo të gjitha i kanë pasur mundësitë financiare për t’i pasur. Ne kemi një historik të vështirësive me emergjencat, nuk kemi pritur që të veprpojmë me fatkeqësinë natyrore të shpallur me vonesë, kemi reaguar që më 10 mars. Nga verifikimi në territor ne kemi konstatuar se ende pensionistët mbajnë radhë tek posta, është e kuptueshme por kryeministri nuk duhet të gënjejë. Ne do kemi vështirësi shumë të mëdha për t’ju përgjigjur, në sajë të mos një koordimnimit që s’dua të besoj se është i qëllimshëm por është i papërgjegjshëm.

Edhe sa mund ta mbajë këtë peshë bashkia?

Voltana Ademi: Ne e kemi mbuluar këtë situatë deri më tani në sajë të pertneritetit dhe donancioneve dhe asnjë lekë nga taksat apo buxheti. Kemi kërkuar më zë të lartë për të shpallur fatkeqësinë natyrore sepse pra është detyrimi që të gjitha bashkitë të përdorin fondin e emergjencës për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve. Kemi filluar procedurat e prokurimit për të blerë rreth 600 pako me produkte ushqimore dhe sanitare për të ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, por duhet të presim aprovimin për një procedurë që duhet të zgjasë 10 ditë. Një bashki që nuk e ka eksperiencën duhet të presaë akoma më gjatë.

Posted by Fax News on Saturday, March 28, 2020