Italia është vendi i dytë pas Kinës për numrin e viktimave nag koronavirusi.

Në Itali kanë humbur jetën mbi 9 mijë persona, prandaj dhe autoritet vendase kanë marrë vendimin që izolimi i qytetarëve do të zgjasë edhe 15 ditë të tjera.

Ndërkohë Kryeministri Giuseppe Conte, Ministrja e Arsimit, Luciana Azzolina dhe Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro kanë parashikuar se izolimi mund të zgjazë edhe pas 3 prillit.

“Ne do të zvogëlojmë kufizimet derisa ato të eliminohen plotësisht, por do ta bëjmë atë gradualisht, në mënyrë që përpjekjet e bëra deri më të mos shkojnë dëm pa dhënë efektin e duhur“ tha Conte.

Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar nsër të tjera edhe zgjatjen e pashmangshme të mbylljes totale dhe ndalesat për të lëvizur pas të premtes së 3 prillit, datë në të cilën vlefshmëria e dekreteve kufizuese kaloi javët e fundit nga qeveria për përpjekjen e frenimit të përhapjes së koronavirusit

“Për momentin është e parakohshme të bëjmë parashikime, por shpresojmë të kthehemi në normale sa më shpejt që të jetë e mundur. Tashmë mund të themi se, siç është parashikuar nga Ministrja Azzolina, pezullimi i aktiviteteve shkollore do të vazhdojë edhe pas 3 prillit “ përfundoi ai.