Jemi infermier. E ne asnje moment nuk kemi refuzuar daljen ne pune sepse keshtu jemi betuar ,te sherbejme pa e kursyer veten tone. Por te na fshihet puna qe bejme kete nuk e kishim imagjinuar dot.. jemi infermeret e urgjences ne qendren Shendetesore Vau Dejes.

Pacienti i identifikuar me covid-19 nga Vau -Dejes . Eshte paraqitur 3here ne urgjencen tone me temp te larte. Eshte pritur ne stafi i urgjences se Vau -Dejes, ka marre sherbim shendetesor tek ne nga mjeku i urgjences diten e pare dhe nga infermieret(pa veshje mbrojtese).

U paraqit diten e 2 serish me temp te larte dhe ka marre sherbim serish nga infermieret e turnit. U paraqit pas dy ditesh per here te 3 serish ne urgjencen e Vau-Dejesit me temp 39. Nga ku eshte telefonuar nga personeli 127 si rast dyshues. Dhe me urdher te 127 eshte nisur ne shtepi. Pastaj eshte paraqitur ne Shkoder nga ku eshte diagnostikuar me covid-19.

Mos i fshihni kontaktet qe pacienti ka pasur me personelin. Mos e fshihni punen e infermiereve te urgjences se Vau-Dejesit.Mos refuzoni tamponin e personelit. Na pajisni me veshjet e duhura. Covid-19 po i prek te gjithe. Nuk kane faj familjet tona.Nuk kane faj pacientet e tjere qe ne ti infektojme.