Nga dita e hënë do të kufizohet në mënyrë drastike liria e lëvzjes, pasi vetëm një person i familjes do të lejohet për të dalë për të blerë ushqime.

Kjo do të bëhet përmes aplikimit për një lejë të posaçme nëpërmjet portalit e-albania.

Teksa prezantoi platformën, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga leja përjashtohen në mënyrë kategorike pensionistët. Rama tha se leja e punës ka autorizim të vacante dhe nuk ka lidhje me lejen për të bërë Pazar.

“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.

Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe.

Për pensionistet nuk do të ketë lejë. Nuk do të dalin më pensionistët ne rrugë. Ata që janë të vetëm në shtëpi, do të kujdesemi. Do dalë vetëm një anëtar i familjes për të bërë Pazar”, tha Rama.

Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje- daljeve për të bërë Pazar.

Ai shprehet se fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e- abania në seksionin Leje- Dalje dhe automatikisht i vjen mesazhi konfirmues në celular. Aty duhet të jetë nr. i identifikimit apo edhe dita apo ora për të dalë.

Më pas këtë mesazh ja tregon Policit. Rama shprehet se qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe se lejohet të aplikojnë vetëm 2 familjarë nga një familje kurse pensionistët nuk do të lejohen.