Situata e ores 14.00 ne territorin e Qarkut Shkoder.

Nga NJVKSh, ne te gjitha bashkite, vazhdon ndjekja e situates epidemiologjike ne te gjithe territorin Qarkut.

Ne Bashkine Puke, vazhdon hetimi mbi rastet e reja te konfirmuar pozitiv, konkretisht vellezer te pacientit, niper e mbesa, duke mbikqyrur per te zbatuar karantinimin e te gjithe personave te dyshuar, dhe kufizuar levizjet ne zbatim te akteve normative. Gjendja shendetesore e te konfirmuarve eshte e normalizuar.

Ndersa ne Bashkine V.Dejes ka vijuar puna e strukturave per dezinfektimin e te gjitha ambienteve qe kane te bejne me personin e konstatuar pozitiv i cili eshte nen kontrollin e strukturave shendetesore ne Tirane ne gjendje te mire shendetesore, ndersa te afermit dhe familja jane ne kushte e karantines. Gjate dites sotme jane bere dezinfektimet e QSh te Bashkise, gjurmimi i te gjithe zingjirit qe kane pas kontakte me personin e dale pozitiv.

Gjate dites sotme ka vijuar trajnimi i stafeve te QSh ne te gjitha bashkite.

DROSHKSH Shkoder ka marre masa per paisjen e te gjithe NJVKSH me paisjet mbrojtese plastike, doreza, maska, syze dhe dezifenktant per te pese bashkite.

Ne NjVKSh te M. Madhe, informohemi se nuk kemi asnje rast me covid – 19, ndersa vazhdon sherbimi ne Piken e H.Hotit, duke kontrolluar levizjet , vetem per mjetet e madhrave, ndersa ka rene ndjeshem levizja e udhetareve.

Te gjitha strukturat dhe inspektoriatet e QSH ne kete bashki po e ndjekin dhe e monitorojne situaten epidemiologjike ne te gjithe territorin e Bashkise M.Madhe.

Nga DVP dhe komisaritet ne te 5 bashkite ne bashkepunim me strukturat e FNSh, Ushtrise, Policite Bashkiake dhe inspektoriatet kane vijuar kontrollet dhe inspektimet per kontaktimin e rreth 20 personave qe i jane nenshtruar vetkarantinimit, si dhe ne verikimin e zbatimit te rregullave te higjenes nga subjektet e sherbimit si furra buke, Markete dhe ushtrimin e sanksioneve ndaj kundravajtesve.

Pas ores 13.00 te gjitha strukturat jane te angazhuar nepermjet 15 pikave ne te gjithe territorin e Qarkut per te zbatuar urdherin e ndalimit te qarkullimit tashme te ndaluar totalisht deri ne diten e Hene.

KMC po e monitoron situaten dhe kordinon bashkepunimin me strukturat dhe bashkite te cilat gjate dites se sotme kane vijuar intensivisht punen per dezinfektimin e rrugeve, institucioneve, ambienteve masive dhe dergimin e ndihmave prane familjeve ne nevoje per te cilat do ju informojme ne vijimesi.