Covid 19/ Myftiu Muhamed Sytari : Të distancohemi nga frika dhe të hapim dyert e shpresës

Të dashur dhe të shtrenjtë vëllezër e motra, besimtarë e bashkëqytetarë

Kjo është e xhumaja e tretë, që ne nuk kemi mundësi të mblidhemi së bashku për kryerjen e namazit të kësaj dite të bekuar të xhumasë në xhamitë tona, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi, ne dhe mbarë globi.

Pothuajse në çdo cep të botës, xhamitë janë mbyllur, ndonëse numri i tyre real sot, është mijëfishuar, a shumëfishuar pa masë, duke u kthyer krejt shtëpitë tona në xhami e faltore, ku së bashku me familjarët tanë po falemi e po lutemi, me shpresën e palëkundur në Zotin e gjithësisë se kjo gjendje do të kalojë e njerëzimi do ta kapërcejë pragun e kësaj lufte të re botërore.

“Jeta më ka mësuar ta bëj zemrën time qytet, shtëpitë e të cilit janë dashuria, rrugët e tij toleranca. Dhe, inxhinieria më e bukur në jetë është: NDËRTIMI I URAVE TË SHPRESËS MBI DETRA PESIMIZMI!”.

Ky është misioni ynë, ky është mesazhi i xhamisë, kjo është thirrja e Kur’anit, ky është udhëzimi që duam të përcjellim ditë pas dite, situatë pas situate, vështirësi pas vështirësie, të mbështetur në Zotin e gjithësisë dhe të palëkundur në besimin e Tij!

Prej ditësh i jemi drejtuar besimtarëve për të shtuar lutjet dhe për të respektuar udhëzimet e institucioneve, që punojnë për të mirën e vendit dhe shoqërisë, duke respektuar në këtë mënyrë vlerën e jetës dhe të shëndetit, si dhe duke nxitur mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Zotit, shoqëruar me lutje të vazhdueshme dhe kthim nga dera e Krijuesit tonë!

Në këtë kontekst, edhe mesazhi im i kësaj dite do të fokusohet tek mirënjohja dhe lutja, për të cilat kemi nevojë, sidomos në këtë realitet të ri, që po ndryshon rrënjësisht mënyrën e jetesës, mendimit dhe adhurimit në mesin tonë!

Është momenti, që ta falënderojmë All-llahun e Madhëruar për mirësitë e Tij të panumërta, me të cilat e ka begatuar jetën tonë, duke kujtuar lutjen e Hz. Muhammedit (a.s.): “… O Krijues i Madhëruar, mos e zhduk të mirën, me të cilën më ke begatuar”, si dhe ta falënderojmë Zotin tonë për ç’ka na ka dhënë, duke kujtuar porosinë e Resulull-llahut (a.s.) drejtuar Nanës tonë Aishe (r.a.): “O Aishe, respektoje praninë e mirësive të All-llahut, mos i largo ato, sepse s’para kthehen tek një popull, po u larguan prej tyre!”.

Ta falënderojmë All-llahun e Madhëruar për mirësinë e jetës, për natyrën e mrekullueshme, për ujin e pijshëm, për shëndetin, për familjen, për sigurinë, për ushqimin e përditshëm, për solidaritetin në mesin tonë, për bekimin e pranisë së prindërve si gurrë dashnie e paqeje në jetë, për fëmijët tanë, për rendin, për lirinë e besimit, për fjalën e lirë që ndërton dhe forcon urat e të mirës në shoqëri, për harmoninë komunitare, për pafundësinë e bekimeve, me të cilat është zbukuruar jeta e jonë, edhe pse mund të jemi hutuar e mund të mos kemi ditur të falënderojmë Dhuruesin e tyre si duhet!

“Mirësia është e lidhur me falënderimin, ndërsa falënderimi është ngjitur pas shtimit e, të dy së bashku qëndrojnë në një shinë të përbashkët! Nuk do të ndalet shtimi i begative nga All-llahu, përderisa të ndalet mirënjohja e falënderimi nga robi”, thoshte i urti Hz. Ali (r.a.)!

Prandaj ta falënderojmë pa ndërprerje Zotin tonë, sepse të mirat e Tij s’kanë fund dhe: “mundet që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju”.

Me lutjet tona, shoqëruar me mirënjohje dhe falënderim, i drejtohemi Zotit tonë të begatojë dhe të ruajë shëndetin dhe përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve tanë, që janë heronj të heshtur, shërbyes të sinqertë dhe bamirës fisnikë, sidomos në këto ditë!

Me humanizmin dhe vetëmohimin e tyre, ata qëndrojnë sot, në ballë të frikës, ankthit, lodhjes e mundit për më të mirën tonë, për më të mirën e njerëzimit, duke u bërë pjesë e dëshmisë së madhe shekullore: “Krejt njerëzit janë nevojtarë për All-llahun. Më i dashuri i tyre për Të, është më i dobishmi i tyre për krijesat e Tij!”.

Ne sot, nëprërmjet lutjeve tona për këta njerëz të mëdhenj, shprehim mirënjohjen më të thellë dhe përuljen me respekt para tyre dhe sakrificës së madhe me të cilën po dëshmohen në këto ditë!

Të gjithë duhet të lutemi sot, për të prekurit nga virusi me kurorë; Zoti i dhashtë durim e qetësi për t’u përballur në fushëbetejë, pa e humbur shpresën e besimit, sepse asgjë nuk dëmton pa lejen dhe vullnetin e Zotit!

Poashtu lutemi për forcat e rendit, që janë shpërndarë gjithandej në rrugët e qytetit për udhëzimin dhe mbrojtjen e qytetarëve, për ndihmën e pakursyer, për insistimin e vazhdueshëm për respektimin e rregullave të reja, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e individit dhe shoqërisë, si dhe përkujdesjen në këtë situatë të krijuar pas shpalljes së pandemisë në rang global!

T’i drejtohemi Zotit të gjithësisë me lutje për prijësit fetarë dhe punonjësit e mediave, që si dy vëllezër binjakë, punojnë në fronte të ndryshme, por më një qëllim të përbashkët: këshillimin e urtë, udhëzimin e drejtë, informimin e pjekur, fjalën e mirë dhe përhapjen e rrezeve të shpresës dhe të optimizmit, në një gjendje, kur të gjithë kanë nëvojë për një mbështetje dhe një qetësim të shpirtit, mendjes e zemrës!

T’i drejtohemi Zotit duke kërkuar falje për gabimet e mëdha shkatrrimtare e mbytëse, që janë bërë në këtë vend, sidomos në këtë shekull, si dhe të lutemi që e nesërmja të jetë më e mirë dhe më e bardhë se ajo që kaloi!

Të dashur dhe të shtrenjtë,

Para shumë vitesh, së bashku me një grup studentësh vizituam një burrë të urtë, prej dijetarëve të Sirisë së dijes dhe qytetërimeve botërore. Ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore, fytyra e tij e qeshur ngjante me një diell vezullues. Shpresa dhe optimizmi i tij sa ishin befasues, aq dhe frymëzues!

Një natë, – foli me buzëqeshjen e tij të ngrohtë -, më zuri një dhembje e padurueshme. U ngrita me vrap dhe u nisa drejt dhomës tjetër për të kërkuar ndihmën e familjarëve. Për një moment e mbajta frymën dhe ndala hapin. Thashë me vete: E çfarë do të më bëjnë ata? Pse t’jua prish rehatinë e gjumit? A e kanë në dorë sëmundjen, dhembjen, vuajtjen time?! Dhe u ktheva. Mora abdes dhe u lidha në namaz. Në sexhde iu drejtova Krijuesit tim: All-llahumme, Ti je Zoti im, në dorën Tënde është shëndeti im, sëmundja ime, dhembja ime e shërimi im. Unë të dua Ty, të lutem ma largo këtë dhembje se nuk duroj më! …

E solla këtë kujtim për të ftuar që secili prej nesh, përtej masave të marra, përtej ruajtjes dhe mbikqyrjes së situatës, të mos lërë pas dore lutjen, sepse Dera e Zotit, kur trokitet me zemër të dorëzuar, plot dashuri, pendim e shpresë, patjetër që do të hapet, sipas kodeve të thirrjes së shenjtë kur’anore: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë, për të qenë drejt të udhëzuar”.

Të distancohemi nga frika dhe të hapim dyert e shpresës, sepse një virus që lahet me ujë, që digjet në diell dhe që mund ta kemi kaluar shumica e jonë pa e vënë re, nuk mund të mbajë peng një botë të tërë, që e ka humbur fillin në duar të palara, që vazhdojnë ta mbajnë pis e ta mbysin në smogun e ligësisë, vendin e mëkëmbësve të Zotit!

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

(Mesazhi i ditës së xhuma, më 27 mars 2020,
në kushtet e pezullimit të tubimeve masive për shkak të pandemisë COVID-19)

229 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a online game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these Second Life websites and blogs

  2. “I haven’t seen you in these parts,” the barkeep said, sidling over and above to where I sat. “Designation’s Bao.” He stated it exuberantly, as if low-down of his exploits were shared aside settlers hither assorted a fire in Aeternum.

    He waved to a unimpassioned butt hard by us, and I returned his gesticulate with a nod. He filled a eyeglasses and slid it to me across the stained red wood of the bench first continuing.

    “As a betting houseman, I’d be assenting to wager a adequate speck of invent you’re in Ebonscale Reach in search more than the carouse and sights,” he said, eyes glancing from the sword sheathed on my cool to the bow slung across my back.

    http://www.google.lt/url?q=https://renewworld.ru/sistemnye-trebovaniya-new-world/

29 Trackbacks / Pingbacks

  1. hydroxychloroquine tab
  2. hydroxychloroquine alcohol
  3. hydroxychloroquine 40 mg
  4. hydroxychloroquine coupon cvs
  5. should you take ivermectil every day
  6. priligy most effective time
  7. buyivermectin6mg
  8. novivermecta 6 stromectol
  9. stromectol for urinary tract infection
  10. deltasone in
  11. ivermectin dispersible tablets
  12. ivermectin alcohol
  13. ivermectin liquid oral
  14. ivermecta clav for parasite infestations
  15. use of treat parasite infestations
  16. ivermectin prophylaxis for scabies
  17. stromectol dosage
  18. do they make a generic cialis
  19. clomid success tips
  20. ivermectin for squirrel mange
  21. ivermectin and covid
  22. viagra 12.5 mg
  23. sildenafil 100mg discount
  24. canada drugs online pharmacy
  25. hydroxychloroquine for sale otc
  26. stromectol pills for sale from mexico
  27. can i purchase viagra over the counter
  28. tadalafil 50mg generic
  29. over the counter male viagra

Leave a Reply

Your email address will not be published.