Sërish lajme të këqija nga Italia. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 662 viktima nga koronavirusi.

Ndonëse ka një rënie të lehtë, shifra mbetet sërish e frikshme.

Ndërkohë, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 8165, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 80 mijë.

Italia është kthyer në vatrën më të rrezikshme të koronavirusit, ndërsa është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve, e ndjekur nga Spanja, e cila ditët e fundit po regjistron një përhapje të frikshme të virusit vdekjeprurës.

Koronavirusi shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019, por që tashmë është përhapur në të gjithë botën, ndërsa vetë Kina ka arritur ta izolojë.