Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër në informacionin e ditës së sotme bën të ditur se vazhdon ndjekja dhe monitorimi i situates nga KMC. Sot u informuam nga IKSH qe u kthy pergjigje pozitive per nje pacient i cili ka qene i vetkarantinuar qe prej 10 ditesh, qe po trajtohet me mjekim nga Infeksionistja e SR, si dhe ju be hetim epidemiologjik te gjithe te afermeve te pacientit.

Nderkohe nga NJVKSH, Shkoder jane marre 10 mostra ne total, 3 jane nga nje familje me histori udhetimi nga Gjermania, 6 mostra te marra nga familja e rastit pozitiv dhe 1 moster e nje shtetasi ne Bardhaj te B. Shkoder te cilat jane derguar ne ISHP.

Ndersa nga NJVKSH, ne te gjitha bashkite vazhdojne procedurat e gjurmimit, hetimit te rasteve te kthyera nga zonat e prekura ne raport me vetkarantinimin, shperndarja e barnave per pensionistet mbi 65 vjec, si dhe trajnimi i mjekeve te QSH ne lidhje me masat mbrojtese dhe parandaluese ndaj covid-19.

Ndersa ne piken e kalimit te H.Hotit, vazhdon kontrolli sistematik i udhetareve qe hyne ne kete pike kalimi. Gjate dites sotme nga IShSh jane monitoruar e inspektuar rreth 18 markete, 15 furra buke, 11 farmaci dhe 3 hotele. Nga Komisariati Policise Shkoder jane kontaktuar 13 shtetas per vetkarantinim dhe jane dhene dy masa per mos mbyllje lokali.

Nga te gjitha bashkite vijon puna per dezinfektimin e ambienteve, rrugeve, trotuareve si dhe saktesimi i listave te deleguar per plotesim nga KMC ne zbatim te VKM 236. Ne te gjithe territorin e Qarkut vihet re ndergjegjesimi i komunitetit per zbatimin e urdherave per vetkarantinim edhe ne periudhen e lejimit te levizjes.

KMC po e monitoron situaten, po kordinon punen e strukturave te DVP, ushtrise, FNSH, policive Bashkiake nepermjet 15 pikave ne bashkepunim me inspektoriatet ne te gjithe territorin e Qarkut.

Njekohesisht kemi kordinuar punen edhe me Autoritetin Verior per mbajtjen hapur te gjitha akseve rajonale ne territorin e Qarkut per shkak te reshjeve te debores.