9 shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e ko.ron.avirusit në Itali. Lajmi ësghtë bërë i ditur nga ana e aktivistes shqiptare për të drejtat e emigrantëve, Sonila Alushi.

Sipas saj, një nga viktimat është nga Treviso, një nga Pavia, tre nga Brescia, dy nga Cremona, 1 nga Bergamo dhe një nga Novara.

Ajo thotë se këto lajme i vijnë nga komunikime private me familjarët e viktimave, ndërkohë që mosha e tyre mesatare është rreth 75 vjeç.

Aktivistja thotë se po e bën publike këto lajmë për të informuar më shumë mediat dhe komunitetin shqiptar në Italisituatën e qytetarëve shqiptarë.

Jemi një nga komunitet më të mëdhenj në Itali e nuk kish si të mos prekeshim nga tsunami Corona Virus

Sot, burime JO ZYRTARE, më bëjnë me dije se deri tani në veriun e Italisë kemi 7 viktima me kombësi shqiptare. Flitet për një person nga Treviso, një nga Pavia, tre nga Brescia dhe dy nga Cremona. Mesatarja e moshës së tyre është 75 vjeç, 4 prej tyre janë gra dhe 3 prej tyre burra.

Lajmi më vjen nga komunikime private me familjarë dhe të njohur të viktimave pas intervistës së mbrëmshme me skype në emisionin Open të Zonjës Eni Vasili.

Të jetë e qartë, keqardhja për çdo jetë që po humbim sot, pavarësisht nga kombësia, për mua ka të njëjtën peshë trishtimi në zemër. Por kuptoj mirë nevojën e komunitetit tonë në Itali dhe mediave shqiptare për të ditur më shumë rreth qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj faze të errët historike.

Ngushëllime me gjithë zemër familjarëve dhe miqve të viktimave. Të dashurit tuaj ju paçin lënë uratën e sa më i lehte i qoftë dheu.

Azhornim: për fat të keq, pak minuta pas këtij lajmërimi, më erdhën privatisht informacione edhe për dy raste të tjera: një zotëri 60 vjeç nga Telgate, Bergamo dhe një tjetër 74 vjeç nga Galliate, Novara. Pra numri i viktimave nga Co.vid19 me kombësi shqiptare deri tani shkon në 9 Qoftë me kaq , shkruan aktivistja shqiptare Sonila Alushi