Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar.

Në një lidhje live nga Facebooku i tij, Rama fillimisht ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve duke i kërkuar bashkëpunim për të kaluar përiudhën e vështirë që po kalon e gjithë bota dhe jo vetëm Shqipëria.

Fjalët e sheqerosura për rreziqet që na kanosen sor janë një tradhëti që nuk duhet të prisni nga unë. Shikoni çfarë po ndodh në vende shumë më të zhvilluara se ne. Shtete me fuqi u kapën të pa përgatitur nga agresioni i një virusi të panjohur. U gjetën pa shtretër, pa maska deri tek numra të pamjaftueshëm mjekësh.

Për çudinë më të madhe të kësaj bote, si Shqipëria si Amerika gjendjen si një anije në det të hapur. Ata që kemi më afër duhet ti mbajmë sa më larg. Kjo është e para luftë që kazerma është shtëpi. Kjo është një luftë ku si ushtria amerikane dhe ajo shqiptare kanë një forcë goditëse:0. Motra dhe vëllezër ndajeni mendjen se jemi vetëm. O luftojmë bashkë, ose biem në një humbnerë dhe s’do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë” tha Rama.