Policia e Shkodrës ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollin e personave të vetëkarantinuar dhe qytetarëve që kanë shkelur urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalim qarkullimi, lëvizjet në grup apo edhe personave që kanë ardhur nga jashtë dhe duhet të jenë në vetëkarantinë.

Policia ka kryer 255 rikontrolle të personave që janë të vetëkarantinuar për 14 dite, nga të cilët 54 janë konstatuar fizikisht, ndërsa 210 nëpërmjet telefonit. Janë mbajtur disa akte konstatimi ndaj shtetasve që kanë shkelur aktet normative dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët do kalojnë në komisionet përkatëse për sanksionim.

Policia thekson se lëvizja e qytetarëve është ulur ndjeshëm këto ditë, ndërsa situata vijon e qetë.

Në lidhje me verifikimin e rasteve të familjeve në nevojë me pako ushqimore, asistencën telefonike të pensionisteve për marrjen e pensionit si dhe është kërkuar përjashtimi nga detyrimet vendore dhe kamatëvonesat.