Arilena Ara punoi intensivisht këto kohë për të realizuar versionin anglisht, atë final të këngës së saj, përfaqësuese në Eurovizion. Mirëpo Festivali Europian e Këngës u anulua.

Pas bisedimeve të gjata, merret vendimi për Eurovizionin Këto janë disa sekonda të shkëputura nga një muaj intesiv në Los Angeles ndërsa punoja për Fall from the Sky . Nuk mund ta përshkruaj sesa krenare, mirënjohse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë por secili prej nesh që ka punuar me këtë këngë. Ky është përkufizimi i lumturisë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj

Ju e bëni çdo përpjekje të ketë vlerë! Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush shkruan Arilena.

Ndërkohë që nuk dihet nëse vitin e ardhshëm do konkurrojnë këngëtarët përfaqësues të këtij viti, apo të rinjtë që do nxjerrin festivalet e çdo shteti.