Kryeministri Edi  Rama, foli pak edhe në lidhje me paketat për tu ardhur në ndihmë bizneseve që u prekën nga mbyllja pas shpërthimit të virusit. Kreu i qeverisë paralajmëroi se disa barra do të lehtësohen për biznesin, por është koha që gjithkush të sakrifikojë, u shpreh Rama.

Nuk jemi në situatën ku deti bëhet kos, por jemi në situatën ku edhe kosin do ta kursejmë. Do tu japim më të prekurve atë që u takon. Do t’u lehtësojmë sado pak plagët duke i ndihmuar. Do të lehtësojmë disa barra, por jemi në një luftë dhe do të kursejmë, u shpreh Rama