Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencës shëndetësore. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Ademi thotë se nga ana e qeverisë mungon informacioni qoftë për qytetarët qoftë për autoritet vendore.

Voltana Ademi: “Mendoj se jemi vonë për shpalljen e një gjendje të emergjencës shëndetësore. Ne nuk mund të vijojmë gjatë nëse popullata jonë do të qëndrojë e mbyllur pa pasur asnjë mbështetje. E kam fjalën për ata që janë më në nevojë. Ne kemi në Shkodër 6 mijë familje që ose janë në ndihmë ekonomike, ose janë ekstremisht të varfëra pavarësisht për shkak të sistemit nuk përfitojnë ndihmën ekonomike dhe kanë nevojë që të kenë një mbështetje ushqimore dhe në këtë rast reservat e shtetit duhet të bëjnë parashikimit dhe duhet të kishin marrë masat.

Sepse mund të kemi probleme shumë shpejt. Ne kemi filluar në Shkodër, sot po fillojmë të ndajmë ndihmat e para për personat ekstremisht në nevojë. E bëjmë me rezervat që ka bashkia Shkodër, por ato janë për një periudhë emergjence që mund ta menaxhojmë lokalisht jo për një emergjencë jo kaq të madhe, prandaj është e nevojshme të shpallet, në mënyrë që të na jepen financat e duhura për të prokuruar nevojat e duhura, sidomos për familjet ekstremisht në nevojë”

Ademi tha se deri tani situata është përballuar nga emergjencat e bashkisë, por tani ka filluar të ndihet vështirësia.

Voltana Ademi: “Kemi filluar të kemi vështirësitë e para, bashkia Shkodër ka pasur në magazinim në saj të një emergjencë që plaifikojmë cdo ditë, dezifektantë , doreza, mjete mbrojtëse për punëtorët dhe ata që shërbejnë, por tani kemi filluar të kemi probleme. Deri tani e kemi menaxhuar situatën. Situata duket e qetë, por jam e shqetësuar sepse informacioni që jepet për qytetarët e Shkodrës është i pakët. Unë kam disa pyetje që duhet ti behën atyre që merren me menaxhimin e situatës, kryeministrit të Shqipërisë dhe gjithë ministrive përkatëse, të shëndetësisë, të brendshme e me radhë.

Duhet të informohen qytetarët, autoritetet vendore, si pritet të vijojë situata. Nuk mund të presim një konferencë në darkë për një vendim që do të marrim vesh për të nesërmen. Ne duhet të planifikojmë në avancë ndërhyrjet tona. Në çdo situatë emergjente do të duhet të planifikohet në kohë si do të shkojë karantinimi. Ky informacion mungon.