Dita e sotme përkon me nisjen e pelegrinazhit 13 javor tek kisha e Shna Ndout në Laç.

Po ky vend i shenjtë është i boshatisur, pasi dhe bashkia Kurbin dhe përfaqesuesit e kishës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për tu mbrojtur nga kronavirusi.

“Si pasojë e virusit, kisha ka vendosur që të mos vazhdojë të pakten deri më datë 3 Prill. Zoti është më i madhi dhe i vetmi dhe tek ai gjejme paqe e dashuri e qetësi

Por ju kisha lutur te gjithve të bëjme siç po bën krejt Bota” është shkruar në faqen e saj.

Pader Mirash Martinaj, raktor i kishës së Shna Ndout është shprehur se janë ditë të dhimbshme për të gjithë, por nuk duhet harruar besimi në Zot.

“Janë ditë të dhimbshme, pasi vijnë besimtarë nga të gjitha fetë, edhe ata që nuk besojnë në Zot, por kam dhënë një mesazh që besimtarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ata mund të vijnë edhe gjatë jave kur të lirohen rrugët nga qeveria, për të plotësuar ditët. Shna Ndou është me ju dhe do të bëjë më shumë mrekulli për situatën e tanishme. Ka patur pelegrinë në këmbë duke patur shumë kujdes, bënë disa lutje dhe u kthyen në familjen e tyre. Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekspertëve, sa më shumë paqe në familjet e juaja, por nuk duhet të harrojnë se përveç shkencës ka edhe Zot” është shprehur ai.