Pas Kinës, Europa është kthyer në “zemrën” e përhapjen së koronavirusit. Deri më tani Italia është një nga vendet, i cili po përballet fort me luftën ndaj pandemisë që ka marrë jetën e mijëra personave dhe ka infektuar dhjetra mijëra të tjerë.

Numri i vdekjeve në një ditë është tepër i lartë dhe po vijon me të njëjtin ritëm duke bërë që edhe agjensitë funerale të përfshihen në një spirale kaotike. Një punonjëse e Kryqit të Kuq ka publikuar në Facebook-un e saj pamje nga brenda një kishe në Bergamo. Siç duket edhe nga pamjet, kisha është e mbushur me arkivolë, të gjithë të rreshtuar njëri pas tjetrit në koridorin e kishës.

Punonjësja e ka shpërndarë edhe një mesazh me pamjet rrëqethëse që ajo publikoi.

“Brenda një kishe në Bergamo! Kështu mbase ndonjë e kupton më në fund se kjo nuk është një lojë! Mos dilni nga shtëpia! Bëjeni virale këtë video ju lutëm!” shkruan ajo krahas videos së saj.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

In una chiesa di Bergamo!Così magari qualcuno capisce finalmente che non è un gioco questo !!!! Non uscite di casa. Fatelo girare vi prego .

Posted by Francesca Flagiello on Sunday, March 15, 2020